KUKES - Rriten rastet e fëmijëve të dhunuar dhe trafikimit të tyre në qarkun e Kukësit. Të dhënat janë bërë të ditura nga Shërbimi Social Shtetëror dhe Policia e Shtetit, në kuadër të fillimit të një fushate ndërgjegjësuese, në institucionet e arsimit të detyrueshëm dhe të mesëm të rajonit verilindor. Vetëm këtë vit janë regjistruar 14 raste të trafikimit, ku nga këto 4 raste të fëmijëve të mitur, Shërbimi Social Shtetëror i ka dërguar pranë familjes ndërsa në bazë të denoncimeve të bëra në policinë e Kukësit ka rritje edhe të rasteve të dhunës në familje.
“Gjatë këtij viti kemi menaxhuar 14 raste të ndryshme duke përfshirë ato të dhunuarat dhe rastet që janë të trafikimit të ndara në mosha ku kryesisht janë moshë madhore por ka pasur edhe raste kur kan qenë raste të mitur,” -është shprehur Besart Mataj Drejtori i SHSSH Kukës.
“Numri i rasteve të dhunës në familje faktikisht është në rritje ky është një fakt që denoncuesit janë paraqitur në polici dhe e kanë denoncu dhunën në familje gjithashtu edhe dhunën ndaj fëmijëve,”-përfundon Dashurie Hoxha eksperte policore për mbrotjen e të miturëve.
Portat e trafikimit të fëmijëve vazhdojnë të mbeten Pikat Kufitare të Qarkut të Kukësit. Trafikimi i fëmijëvë ka si qëllim shfrytëzimin e tyre për lypje në qytetet e Kosovës, dhe më gjerë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO