KUKËS - Sekuestrimi i një sasie prej 2 ton kafeje kontrabandë dhe ndalimi i tre trafikantëve është bilanci i operacionit “Morina 1” i finalizuar me sukses nga policia e Kukësit mëngjesin e sotëm.
Në prangat e policisë kanë rënë Qemal Duraku, 52 vjeç, Liman Duraku 46 vjeç dhe Gentian Duraku 32 vjeç, të tre kushërinj dhe banues në Morinë.
Në një magazinë në pronësi të tyre në këtë fshat policia sekuestroi një sasi prej 2 ton kafe, e cila dyshohet se ka hyrë kontrabndë nga Kosova dhe ishte destinuar të hynte në tregjet e qytetit të Kukësit dhe Krumës.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhen akcizë” dhe “Përvetësim i mallrave të vjedhura”.
Sakaq gjatë realizimit të këtij operacioni, blutë e Kukësit kanë mundur evidentojnë edhe një tjetër rast kontrbande, por këte herë lidhur me produktin e patates.
20 vjecari Dritan Tusha është prangosur në flagrance teksa tentonte të kalonte me makinë drejt kosovës një sasi prej 1.2 ton patate.
Lidhur me këtë aksion është shpallur në kërkim edhe shoku i tij Ismen Rexha, ndërsa materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do i referohen Prokurorisë për veprën penale “Kontrabandë me mallrat ë tjera, kryer në bashkëpunim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com