KUKES - Një i mitur është rrëmbyer në fshatin Zapod të Kukësit, nga një 20-vjeçar më qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës. Mësohet se Begzim Isa ka mashtruar 8-vjeçarin me iniciale A.F e ka marrë me vete dhe më pas ka tentuar të largohet me atë jashtë vendit.
Familjarët e të miturit të shqetësuar nga mos mbërritja e të birit në kohë në shtëpi kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe në rrugë operative ka arritur të identifikojë 20-vjeçarin si rrëmbyesin e të miturit.
Gjithashtu në banesën e të riut policia ka gjetur fëmijën e rrëmbyer duke e kthyer atë pranë familjes, ndërsa ka vënë në pranga edhe rrëmbyesin.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur së në momentin e gjetjes nga policia, fëmija ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka treguar se 20-vjeçari e ka kërcënuar me pistoletë që të mos tregojë asgjë për ngjarjen.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com