Kukësi bën ëndrrën realitet
përsërit Flamurtarin e madh
Kukësi është kualifikuar në turin tjetër të Evropa Leagues, pasi arriti të mundte ekipin e Sarajevos duke marrë të dyja ndeshjet në total. Barazimi në ndeshjen e kthimit në Bosnje 0-0 u hapi dritën jeshile kuksianeve në turin e tretë në Evropë për herë të parë në histori, aq më tepër që në debutim.
Kukësi nuk ndalet në Evropë, por mposht ekipin e Sarajevos në turin e dytë duke kaluar në turin e tretë. Pas kalimit të Flora Talin dhe ekipit të Sarajevos, Kukësi e sheh veten në turin e tretë për herë të parë në histori. Kukësi arriti të barazonte pa gola në Bosnje duke rezultuar mjaft përcaktues ndeshja e parë që u zhvillua në Tiranë, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për ekipin e Kukësit që fitoi përmes shumë vështirësive, por rezultati ishte tepër i merituar.
Ndeshja në Bosnje foli më shumë për ekipin vendas që sulmoi gjatë 90’ minutave duke luajtur vetëm në gjysmëfushën e ekipit të Kukësit. Shqiptarët e nisin mirë ndeshjen duke u vendosur që në fillim në mbrojtje për të administruar rezultatin e ndeshjes së parë 3-2.
Ndërsa ekipi i Sarajevos sulmon me Kome në minutën e 3 duke gjuajtur nga distanca, por pa shumë rezultat. Më pas është Progni që tenton të krijojë një aksion për Kukësin, por ndalet në mesfushë. 15’ Todorovic godet distanca, por pret në pozicion Halilaj duke shmangur rrezikun nga porta e tij. Vendasit luftojnë pa pushim, por nuk janë të saktë para portës duke humbur shumë raste për gol. Haurdic në minutën e 41 tenton të marrë krahun, por në momentin kur do të krosonte i ndërhyn Peqini, duke e kaluar topin në këndore. Ekzekutojnë boshnjakët, topi gjen kokën e Tadejević, që ka tërë mundësitë të realizojë, por gabon, shpëton për mrekulli Kukësi.
Në pjesën e dytë është përsëri ekipi vendas që sulmon për të gjetur golin e vetëm që do ta kualifikonte dhe pas shumë aksioneve fiton një penallti në minutën e 68. Brahja ndalon në mënyrë të gabuar Sunjevaric dhe kryesori akordon 11-metersh. Godet nga pika e bardhë Melunovic, por Halilaj mrekullisht ndalon topin. Në fund të kohës së rregullt, arbitri akordon 5 minuta shtesë, por Kukësi mbron kualifikimin me meritë duke shënuar një rezultat historik. Ndeshjen e turit të tretë Kukësi do ta zhvillojë përballë ekipit të Metalurg Donjeskut të Ukrainës. Pas ndeshjes presidenti Gjici, trajneri Cungu dhe protagonisti kryesor Halilaj të emocionuar për rezultatin u shprehën se e merituan kualifikimin në të dyja ndeshjet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20