TIRANE- Ekipi i Kukësit sot në orën 19:30 në stadiumin ‘Qemal Stafa’ ekipin e Metalurg Donjeck në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë të Evropa Leagues. Ekipi urakinas ka mbërritur dje në Shqipëri duke u akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit në pritje të orarit të ndeshjes.
Metalurgu ka zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin kombëtar duke u ambientuar me fushën në të cilën do të ndeshet sot me ekipin e Kukësit. Ekipi i verilindor me në krye presidentin Gjici dhe më pas stafin teknik të udhëhequr nga Starova dhe Cungu u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve duke pritur kështu një ndeshje të madhe në fushë.
Përballja me ekipin e Metalurgut është më e rëndësishme në historinë e ekipit të Kukësit nga themelimi, pasi asnjëherë nuk kanë arritur deri në një pikë të tillë në Evropë, aq më tepër edhe me petkun e debutuesit. Vendasit do të kërkojnë që të fitojnë me cdo kusht ndeshjen e sotme, pasi janë të ndërgjegjshëm që ndeshja e kthimit do të jetë tejet e vështirë, pasi luhet në transfertë. Trajneri Armando Cungu në prag të ndeshjes shprehet optimist për arritjen fitores.
“Kam shumë besim te grupi që kam në dispozicion. Përballë kemi një ekip me traditë dhe histori në Kupat e Evropës, që e vlerësojmë maksimalisht, por unë mendoj që nëse do të luajmë si në ndeshjet e fundit do të fitojmë. Gjendja e grupit është shumë e mirë po ashtu edhe optimizmi për të kaluar turin”.
Ndërsa presidenti Gjici ka vendosur në dispozicion një shumë rreth 200 mijë euro nëse kalohet ekipi i Metalurgut. Pak orë para ndeshjes edhe Allmuca deklaron se fitorja është detyrim për objektivat e Kukësit, mesfushori kërkon edhe ndihmën e tifozerisë për ta bërë më të lehtë rrugë.
Duke marrë shkas edhe nga vendimi i drejtuesve të ekipit të Kukësit për të ulur cmimin e biletave, në stadium pritet që të jenë të pranishëm një numër shumë i madhe tifozësh për të mbështetur nënkampionët e Shqipërisë, aq më tepër nga Kukësi, pasi janë vendosur në dispozicion disa autobusa nga drejtuesit e ekipit.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 01.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com