Java e 11 e kampionatit shqiptar të futbollit është hapur me tre ndeshjet e ditës së shtunë. Ndeshjet kryesore kanë qenë Flamurtari-Kukësi dhe Teuta - Bylis. Verilindorët kanë marrë humbjen e parë këtë edicion në Vlorë me rezultatin 2-0.

Golat për ekipin e Flamurtarit u shënuan fillimisht nga Bratic në minutën e 11' dhe Memelli në pjesën e dytë në minutën e 58 me 11 metërsh. Ndërsa miqtë kanë mbetur nga fillimi i pjesës së dytë me një futbollist më pak, pas largimit të Brahjas më karton të kuq.

Teuta ka mposhtur Bylisin me lehtësi 3-0 në "Niko Dovana" duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Golat u shënuan nga Nika në minutat e 7 ' e 89' dhe Xhafaj në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Ndërsa trajneri Canaj ka dhënë dorëheqjen. Tomorit i ka ikur nga duart fitorja në fund të ndeshje me Luftëtarin, më parë për vendasit shënoi Ouoye në minutën e 75', por Boci tha fjalën e fundit në fund duke marrë një pikë me vlerë.



Nesër ora 14:00
Shkumbini-Laci
Tirana-Apolonia
Besa-Vllaznia
Kastrioti-Skënderbeu