Kukan: Serbia ta harrojë
Kosovën, nëse do BE-në

Kukan: Serbia ta harrojë<br />Kosovën, nëse do BE-në
PRISHTINE- Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ia ka bërë të qartë Beogradit se nëse do integrimin e BE, Serbia duhet ta harrojë Kosovën.

“Nuk ka kushte të reja për bisedime dhe nuk do të ndryshojnë rregullat. Pres që do të sqarohet se çka do të thotë normalizim i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore.

Kukan këto komente i ka bërë lidhur me atë se çfarë do të përmbajë raporti i Komisionit Evropian që do të publikohet më 10 tetor,shkruan gazeta serbe “Poltika”. Kukan tha se raporti do të përmbajë udhëzime për integrimin e Serbisë në BE.
 
Gjatë një takimi me gazetarët e mediave serbe ka thënë se BE-ja kërkon të shoh një përparim të theksuar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, të dy palët duhet të përkufizojnë çfarë presin nga dialogu politik në nivelin më të lartë dhe kush do të jetë në krye të palëve negociuese, kurse përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme, Catherin Ashton, është shprehur e gatshme të jetë ndërmjetësuese në këtë proces.

Kukan e ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të llogarisë se mund të bëhet e pjesë e BE-së nëse do të vazhdojë të aspirojë edhe Kosovën edhe BE-në.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi