Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Burim Kukeli është pjesë e klubit zviceran Sion.
33-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me ekipin që drejtohet nga ish- asistenti i trajnerit Gianni De Biasi te Kombëtarja Shqiptare, Paolo Tramezzani.
Kukeli do të ketë sërish mundësinë të punojë me italianin Tramezzani si dhe do të jetë shok skuadre me lojtarin tjetër të kombëtarës sonë, Ermir Lenjanin.
Ai e ka zhvilluar karrierën futbollistike vetëm në Zvicër ku ka luajtur me ekipet e Luzern dhe Zyrich.
Shqiptari nga Gjakova ka zhvilluar 25 ndeshje me fanellën kuqezi.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com