Kukës, 3200 banorë pa energji
elektrike, rrugët të kalueshme

Në qarkun e Kukësit, në kuadër të situatës problematike klimaterike në shkallë vendi, nuk ka probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme.

Pasojë e këtyre reshjeve ka vazhduar fenomeni i rënies së gurëve dhe inertesh dherash për të cilën kanë ndërhyrë firmat kontraktore.

Më problematike eshtë Rruga Kukws-Shishtavec, por 20 mjete dhe 62 punonjës për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore.

Aktualisht vazhdojnë problemet në furnizimin me energji elektrike ku si pasojë e erërave të fuqishme ka dëmtime të rrjetit të furnizimit në Bashkinë Kukës.

Pa energji në Bashkinë Kukës janë 2 875 abonentë. Në shkallë Qarku janë pa energji 3198 abonentë. Nga OSHEE rajonale Kukës për të nderhyre në riparimin e avarive janë përdorur 10 mjete transporti dhe 45 punonjës. Janë shtuar mbi mesataren prurjet e lumejve e te përrenjve por pa probleme me përmbytje. Në Liqenin e Fierzës janë 2000 m3/s. 269.93m është niveli i Liqenit të Fierzës, që është rritur me 93 cm. E gjithë sipërfaqja e Liqenit është e ddotur dhe e turbullt.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet