/ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar të enjten në mbrëmje 417 litra vaj luledielli të skaduar në qytetin e Kukësit.

Sipas AKU-së, sasia e vajit në fjalë ka qenë jashtë standardeve për konsum. Sasia e vajit u gjet në mjetin e një subjekti me qendër në Bajram Curri, ndërkohë që pronari i subjektit pretendon se po shkonte për të kthyer mallin e skaduar.

AKU në Kukës ka marrë ndërkohë masa edhe ndaj subjektit, duke e gjobitur atë me 100 mijë lekë. Sipas AKU-së, gjoba është vënë për mosdeklarimin e mallit.