KUKËS - Shefi i Rendit në komisariatin e Kukësit është arrestuar ditën e sotme nën akuzën për shpërdorim detyre dhe heqje të paligjshme të lirisë të një personi.
Shefi i rendit të Komisariatit Kukës, Edvin Dervishi akuzohet se së bashku me Armar, Edmond dhe Samet Elezin kanë dhunuar një të ri të cilin tre vëllezërit Elezi e kishin marrë penga prej mbrëmjes së kaluar peng duke e keqtrajtuar, pasi dyshonin se u kishte vjedhur dyqanin.
Mësohet se Armar, Edmond dhe Samet Elezi kanë marrë peng një të ri dhe e kanë mbajtur për gjatë natës në një magazinë duke e dhunuar atë fizikisht, pasi dyshonin se ai u kishte vjedhur dyqanin e tyre në Kukës.
Por mesa duket i riu, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, nuk ka pranuar autoresinë e krimit dhe në këto kushte vëllezërit Elezi kanë thirrur mikun e tyre, Edvin Dervishi me detyre shef rendi në Komisariatin e Kukësit me qëllim që ta pyeste pengun vetë.
Paraprakisht mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e ku ai mbahej peng, Dervishi e ka pyetur, por i riu sërish nuk ka pranuar krimin, duke vijuar të keqtrajtohet nga 4 personat.
Më pas i riu që ishte marrë peng është lënë i lirë dhe pas kësaj ai ka bërë një kallëzim në zyrën e SHKB-së, e cila ka vepruar menjëherë duke kërkuar në prokurori arrestimin e Dervishit dhe tre vëllezërve Elezi.
Në orët e pasdites, agjentët e SHKB-së kanë ekzekutuar urdhër-arrestet duke vënë në pranga, shefin e rendit dhe 3 personat e tjerë. Të arrestuarit janë dërguar në ambientet e paraburgimit në Kukës ku do të presin të njihen me masën e sigurisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO