Rreth 190 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjesuar nga policia në të gjithë qarkun e Kukësit.

Blutë bëjnë me dije se po procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 61-vjeçari me inicialet B.S për ‘Moskallëzim i krimit’.
 
 Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Reptac në një shpat mali.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku pese rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale.
 
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com