Pas braktisjes masive të mbarështimit të bagëtive nga banorët e zonave malore në Kukës ka edhe blegtorë që po përpiqen ta ringjallin këtë sektor jetik. I tillë është Sabri Hutra nga fshati Kalimash. Po i afrohet të shtatëdhjetave dhe del çdo ditë në kullotë me tufën e deleve.
Sabriu rrëfen për mikrofonin e Report TV se blegtoria ka qenë traditë e zonës, por vitet e fundit tufat u pakësuan. “Ishte pune pa leverdi”, thotë ai, derisa i biri i kthyer nga emigrimi e ia ndryshoi mendimin. Bleu 40 krerë dele dhe sot janë shtuar 18 qengja.
““Kam një 40 copë. Një dash, një lopë edhe një kal. Qingja janë bërë nja 18. U bë një vit, se më parë i hiqja, se është lodhje madhe, u bë sebep ky djali se unë nuk merresha më”,- është shprehur Sabriu.
Sabri Hutra, cili para viteve 90-të ka punuar në minierë shprehet se të merresh me blegtori është punë e bukur por e vështirë, pasi mungojnë subvencionet nga shteti. Qengjat dhe qumështin i shet në Kukës, ku çmimet nuk janë shumë të favorshme.
“Blegtoria do tagji, dushk, bar, drithë. Po nuk pati drithë delja, del në ‘kanatjere’ në pranverë, mbetet pa lesh. Për familjarë i kam marrë. Kur të shumohen edhe shesim. Qeveria nuk na ka ndihmuar",- ka deklaruar ai.
Kalimashi i Kukësit me kullota të gjelbra, liqen dhe kodra dikur mbante peshën kryesore në blegtori e pemëtari. Po kështu njihej për minierën e kromit, e cila u mbyll pas viteve ’90. Dikur këtu banonin 261 familje, sot kanë mbetur gjysma e tyre.
“Shumë bukur është bërë, por nuk ka njerëz, kanë ikur. 40 banorë janë nga liqeni deri aty. Tre vetë jemi që kemi blektori, të tjerët nuk kanë",-shtoi Sabriu.
Por rikthimi i djalit të Sabriut dhe investimi i tij në blegtori e rikthen shpresën se fshati piktoresk mund të popullohet sërish.
K.M/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skema kombëtare e subvencioneve 44 mln euro/ Për herë të parë financim për mbarështimin e viçave, Denaj: Forcojmë kontrollet për përfituesit e naftës pa taksa
6 Mars, 13:16
-
Zyrtare/ FK Kukësi rrezikon qëndrimin në të Parën, dorëhiqet trajneri Allamani
1 Mars, 21:25
-
Vora siguron zonën e promovimit, dorëhiqet trajneri i Kukësit! Erzeni rrezikon mbijetesën, tre ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë
1 Mars, 16:40
-
‘Veri-Jug’/ Bariu nga Tragjasi mban mbi 200 krerë bagëti: Me blegtori e sigurojmë jetesën
23 Shkurt, 14:30
-
Nga Skrapari në Myzeqe, çobani që shtegton me dele rrëfen sfidat: Qumështi shitet me 100 lek për litër, nëse s’ndërhyn shteti, blegtoria mori fund
22 Shkurt, 16:13
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Kategoria e Parë 'eklipson' elitën, Flamurtari mposht Besën mes 4 mijë tifozëve! Vora 'shuplakë' Erzenit për kreun, rezultatet e javës së 22
8 Shkurt, 15:27
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15
-
Kategoria e Parë/ Besa 'zhyt' Kukësin, Vora dhe Flamurtari fitore kryesuesish
2 Shkurt, 15:53
-
Tufat e deleve po pakësohen në lumin e Vlorës! Jeta e vështirë e blegtorëve: S’kemi mbështetje, më shtrenjtë uji se qumështi
26 Janar, 16:31
-
Renditja/ Korabi dhe Kukësi në krizë, Pogradeci fiton në udhëtim! U luajtën tre ndeshje në Kategorinë e Parë
25 Janar, 16:52
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09