KUKES - Banorët e fshatit Breg Lum në komunën Terthore në Kukës, janë futur në nënstacionin elektrik në shenjë proteste ndaj ndërprerjes kolektive të energjisë elektrike nga ana e Cez.
Rreth 200 banorë çanë kordonin e policisë para nënstacionit dhe prishën portën kryesore duke hyrë me dhunë brenda rrethimit të tij.
Duke marrë parasysh rrezikshmërinë për jetën e 200 banorëve të gjendur brenda nënstacionit, punonjësit e Cez, kanë ndërprerë energjinë elektrike duke lënë kështu në errësirë të gjithë rrethin e qytetit të Kukësit.
Policia po negocion me banorët për daljen e tyre nga nënstacioni, por banorët nga ana tjetër janë të vendosur për të qëndruar brenda tij e për të vazhduar protestën e tyre.
Ndërkaq edhe spitali i Kukësit ndodhet pa energji elektrike, duke e bërë akoma edhe më tragjike situatën.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com