Kukës, edhe pensionistët kërkojnë
t'i falen kamatëvonesat energjisë

Kukës, edhe pensionistët kërkojnë<br />t'i falen kamatëvonesat energjisë
KUKËS - Pensionistët në qytetin e Kukësit kanë kërkuar të jenë pjesë e skemës së faljes së kamatëvonesave të energjisë elektrike, që kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë.
 
Ata shprehen se qeveria ka marrë një vendim të gabuar duke mos futur në skemë shtresën më të varfër të popullsisë.
 
Pak ditë më parë kreu i qeverisë Rama bëri publik vendimin për të falur kamatëvonesën për familjet me ndihmë ekonomike dhe bizneset e vogla të cilat deri më tani kanë paguar në kohë.
 
Në qytetin e Kukësit,shumica e familjeve mbahen nga paga mujore e pensionistëve. Që nga koha e fillimit të skemave lehtësuese ata po respektojnë akt-marrëveshjen me OSHEE-në për shlyerjen e kamatëvonesave me këste mujore prej 200 lekë të reja.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve