Kukës, familja rrezikon të mbetet
pa shtëpi, u dëmtua nga reshjet

Kukës, familja rrezikon të mbetet<br />pa shtëpi, u dëmtua nga reshjet
KUKES- Moti i keq me reshje shiu gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në bllokimin e rrugëve, por edhe në shembjen e banesave.

Në fshatin Kolesian të rrethit të Kukësit një familje e përbërë prej 5 anëtarësh rrezikon të mbetet në qiell të hapur pasi shtëpia e tyre është dëmtuar, si pasojë rrëshqitjes së dherave nga shirat intensivë.

Banesa ka pësuar plasaritje dhe duket se nga moment në moment do të shembet.

I zoti i shtëpisë Hekuran Bulica kërkon ndihmë nga shteti pasi banimi në këtë shtëpi po bëhet i rrezikshem për jetën e tyre.
 
Familja Bulica jeton me një përkrahje sociale dhe e ka të pamundur të bëjë rikonstruktimin e shtëpisë apo të blejë një banesë tjetër.

Ky fenomen është i përhapur edhe në familje të tjera në zonat e thella malore ku për shkak të erozionit, banesat e tyre po bëhen të pabanueshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë