Të gjendur përballë mungesës së investimeve për rikonstruksionin e këtyre pallateve qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve qendrore pasi ata çdo ditë jetojnë me frikën se këto pallate do të shemben.
Për të konstatuar një fakt të tillë, mjafton një kalim në brendësi të lagjeve të qytetit për tu përballur me një panoramë aspak të këndshme që ëhstë kthyer në makthin e jetës së përditshme të banorëve.
Situata paraqitet më problematike në lagjet më të vjetra të qytetit, kryesisht në lagjen nr:1, 3,4 dhe 5 të qytetit.
Pas vendimit të marrë më 31 mars 1962 për përmbytjen e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri, më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndërtimin e Kukësit të ri dhe në prill të 1965 filloi popullimi i tij.
Në vitin 1978 e tërë popullsia u vendos në qytetin e ri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)