Kukës/ Fluks i lartë mjetesh në Morinë, në vetëm 12 orë në Shqipëri kanë hyrë 17 132 qytetarë

Fundjava në pikën kufitare të Morinit, ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova, por edhe vendeve të tjera të rajonit.

Edhe numri i autobusëve të cilët transportuan pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë ishte i lartë këtë fundjavë.

Pushimet do ti kaloj në Golem, jetoj në gjermani, por jam nga Kosova, Vushtria do qëndroj 8 ditë. 

'Do shkoj në Shëngjin për pushime, rradhë nuk kishte.'- u shpreh një qytetar.

'Do shkoj në Shëngjin. Me familjen. Do qëndroj një javë.'- u shpreh një tjetër.

'Çdo ditë jemi linjë e rregullt: Shëngjin, Velipojë, Durrës, Sarandë, Ksamil… sot do të ikim shëngjin velipojë, herë te tjera në gjithë shqipërinë, zakonisht sjellim 80 vetë në ditë, 60, 70 deri në 130.'- tha një qytetar tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 17 mijë 132 shtetas me afro 5 mijë e 192 automjete. Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur plotësisht radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombula e gazit, shkrumbohet kulla historike në Mirditë

Shpërthen bombula e gazit, shkrumbohet kulla historike në Mirditë