Kinemaja shëtitëse nis me ‘Lulëkuqet mbi mure’, në Kukës! Do shfaqen filmat më të njohur shqiptarë

‘Kinemaja shëtitëse’, në edicionin e 8 është ndalur në qytetin e Kukësit.

Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe, tha se prodhime kinematografike shqiptare që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur janë pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti.

Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Elgida Bilali, u shpreh se aktivitete të tilla kulturore do mbështeten gjithmonë pasi i japin gjallëri qytetin dhe zonës.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe këngëtarja e njohur shkodrane Myfarete Laze, e cila kujtoi kohën kur këndoi për herë të parë në Kukës në moshën 18 vjeç. Me humorin karakteristik shkodran Laze  duke vlerësuar “Open Cinema” tregon takimin e parë më nënkryetaren e Bashkisë për të cilën fillimisht e mendoi si fanse të saj

Kinemaja shëtitëse nisi rrugëtimin me shfaqjen e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure”, me regji të Dhimitër Anagnostit ndërsa këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë kolona zanore nga filmat të njohur shqiptar dhe jo vetëm.

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…