Niveli i liqenit të Fierzës vazhdon të pësoj rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve, ndërsa vetëm paka ditë më parë kane dal edhe rrënojat e fshatit Brrut .
Ndonëse kanë vite që jetojnë në Kanada, dy ish banorë të këtij fshati,Hamza Koci dhe bashkëshortja e tij Afërdita, të gjendur për pushime në Kukës, së bashku me fëmijët , nipërit e mbesat kanë ardhur për ta parë nga afër rrënojat e fshatit .
Hamza tregon se fshati para ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, kishte mbi 40 familje të cilët në vitet 60 kishin tokat bujqësore me prodhimtari mjaft të lartë pranë dy lumenjve të Drinit.
“Unë në këtë fshat kam lindur, dhe jam rritur deri në moshën 13-vjeçare. I mbaj mend të gjitha ato që kanë qenë rreth e rrotull. Baruti si fshat dhe banorët nuk janë më janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Unë vij çdo vit këtu se kam shumë mall. Akoma e kam shtëpinë këtu, dh enjë kullë që e ka pas bërë gjyshi, e ka rregulluar vetëm për ta pasur si një kujtim”, tregon Hamzai.
Ndërsa Afërdita, me origjinë nga jugu, tregon për banorët e mirë të zonës, por edhe momentin e ardhjes si nuse në fshat .
“Më ka ardhur shumë keq kur u përmbyt. Unë nga 66 deri sa u krijua liqeni, kam ardhur çdo vit më fëmijët në verë. Kemi shumë kujtime të paharrueshme, më vjen keq që tani janë këto gërmadha.”, shprehet Afërdita.
Banorët e fshatit Brrut u shpërngulën tërësisht në vitin 1977 dhe ishin të fundit që braktisën tokën e të parëve duke u larguar në drejtim të qytetit të Krumës. Fshati Brrut ndodhej në bregun ku bashkoheshin Drini i Bardh dhe ai i ziu, ndërsa ndodhej vetëm 3 kilometra larg qytetit të vjetër të Kukësit, në anë veriore.
Në përgjithësi pas ndërtimit të hidrocentralit banoret e Brrutit u vendosen ne Krumë të Hasit. Por pas viteve ’90 thuajse të gjithë banorët e këtij fshati u larguan edhe nga qyteti i Krumës duke bërë kështu që identiteti i këtij fshati të mbetet vetëm pjesë e historisë dhe e përbërjes së qarkut të Kukësit ndër vite.
[gallery]23604[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO