Kukës, tentoi të vrasë të dashurin e gruas, vetë e shfrytëzonte të renë si prostitutë

Kukës, tentoi të vrasë të dashurin e gruas, vetë e shfrytëzonte të renë si prostitutë

Arma me të cilin 30 vjeçari tentoi të vrasë bashkëjetuesin e gruas

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23 vjeçare. Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike.

Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia ka arrestuar menjëherë autorin e krimit, i cili gjatë marjes në pyetje ka pranuar se krimin e ka kryer për shak të xhelozisë që kishte krijuar, pasi bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime jashtëmartesore.

Gruan e shfrytëzonte prostitutë në Kosovë
Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja. Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Kukësit ka administruar dhjetëra dëshmi të banorëve që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Shfaq pendesë
Pas arrestimit të autorit të krimit, ky i fundit gjatë marjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit. Idrizaj ka pohuar se ndiente pendesë për krimin e kryer, por gjithçka sipas tij ka ndodhur në gjankxehtësi e sipër. Pritet që në fillim të javës, Idrizaj të dalë para gjykatës së Kukësit ku do të njihet me masën e “arrestit në burg”, që do kërkojë prokuroria e Kukësit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion