KUKËS - “Në Kukës nuk ka humbur e majta por ka humbur personalisht Hasan Halilaj dhe gjithsecili do të mbajë përgjegjësitë për rezultatet e arritura”. 

Kështu ka deklaruar Kandidati i ASHE për Kukësin, Hasan Halilaj, tre ditë pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Veç kësaj, Halilaj i cili humbi garën për mandatin e tretë si kryetar bashkie ka hedhur poshtë edhe aludimet për një mos koordinim të PS-së dhe LSI-së, duke e konsideruar bashkëpunimin të shkëlqyer. 

Përveçse ka njohur humbjen, Halilaj ka ofruar bashkëpunimin e tij për kryetarin e ri të bashkisë, Bashkim Shehun, në të mirë të qytetarëve të Kukësit.

Hasan Halilaj për dy mandatet e para, ka kandiduar nën logon e PD-së, kurse në vendoret 2015 kishte zgjedhur të kandidonte si përfaqësues i LSI-së.
 
 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)