KUKËS - Kandidati i së majtës për Bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj ka deklaruar se do të padiste për shpifje deputetin e PD, Flamur Noka. Më tej ai i ka cilësuar si qesharake akuzat e Nokës.

 “Kam bërë një kërkesë padi ndaj Flamur Nokës për shpifje ndaj meje dhe familjes time. Flamur Noka s’ka platformë tjetër veç shpifje. Kërkesë padia dorëzohet sot në gjykate. Akuzat e Nokës se unë kam bankë, se unë kandidoj për dyfishimin e miliona eurove e për nepotizëm familjar, janë qesharake”- u shpreh kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj në deklaratën  e sotme për mediat.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)