2022 pritet më shumë entuziazëm tek ekipi i Kukësit. Verilindorët vitin e kaluar e mbyllën mbi pritshmëritë duke u renditur në vendin e dytë në momentin e ndërprerjes së përkohshme të kampionatit për shkak të festave, por më shumë se pikët ka bërë përshtypje loja fluide.
Kristi Marku, futbollist i Kukësit: “Siç e kemi bërë gjysmën e parë të kampionatit ashtu shpresojmë të vazhdojmë edhe për pjesën e dytë. Ëndrra e çdo futbollisti është që titullin ta fitojmë.”
Edhe pse u synua nëntori stadiumi i ri i Kukësit nuk do jetë gati as në janar.

Sinkron Kristi Marku, futbollist i Kukësit: “Na vjen shumë keq me thënë të drejtën duke parë edhe dëshirën e madhe të tifozëve, por edhe për ne do ishte shumë pozitive ta nisnim këtë vit në shtëpinë tonë. Gjithsesi ne jemi mësuar që të luajmë jashtë stadiumit tonë.”
Ndeshja e parë e Kukësit për këtë vit, që është e 16 e sezonit, do jetë kundër Dinamos me 15 janar. Verilindorët aktualisht janë në vendin e dytë në renditje me 28 pikë, 5 më pak se Tirana kryesuese.
Komente

