TIRANË - Invalidët e punës në qarkun e Kukësit prej pesë muajsh nuk përfitojnë pensionet, çka ka sjellë mjaft probleme ekonomike ne familjet e tyre. Shkak për këtë situatë mesa duket është verifikimi i dosjeve pasi dyshohet për parregullsi dhe abuzime.
Në Qarkun e Kukësit ,një pjesë e invalidëve të punës janë në proces të verifikimit të dosjeve, çka ka krijuar vonesa për marrjen e pensioneve të invaliditetit.
Njëri prej tyre edhe Qemal Ferati, invalid pune i kategorisë së katërt, të cilit i është ndërperë pagesa e pensionit prej pesë muajsh.
Ai thotë se është sorollatur sa në Kukës e në Tiranë për të kërkuar sqarime, ndonëse dosja e tij nuk paraqet probleme, pasi prej më shumë se 18 vitesh e ka marrë pensionin rregullisht.
Sipas shoqatës së invalidëve të punës të Qarkut Kukës rreth 309 dosje janë dërguar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, me qëllim që të verifikohen pasi dyshohet se ka parregullsi të mëdha dhe abuzime.
Kjo situatë ka krijuar mjaft probleme ekonomike e sociale te kjo kategori personash si dhe famijet e tyre, pasi shumica e invalidëve janë kryefamiljarë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO