Kukës, 5 persona konfliktohen mes qytetit, në kërkim autorët! Masa disiplinore për nënkomisarin dhe oficerët e patrullës

Kukës, 5 persona konfliktohen mes qytetit, në kërkim autorët! Masa disiplinore për nënkomisarin dhe oficerët e patrullës

Foto ilustruese

KUKËS - Një konflikt fizik mes 5 personash ka ndodhur në Kukës për motive të dobëta. Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në sherr.

Teksa po punohet për kapjen e 4 prej tyre, njëri është proceduar në gjendje të lirë. Të katër personat: Q.M., 29 vjeç, I.M., 30 vjeç, U.E., 46 vjeç dhe A.E., 48 vjeç u shpallën në kërkim për veprën penale të dëmtimit me dashje.

Ndërsa E.E., 40 vjeç u procedua në gjendje të lirë. Të pesë shtetasit janë banues në qarkun e Kukësit.

'Komisariati i Policisë Kukës identifikoi dhe shpalli në kërkim, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit Q. M., 29 vjeç, I. M., 30 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe A. E., 48 vjeç. Gjithashtu, për të njëjtën vepër penale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, të gjithë banues në qarkun Kukës.', thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, nënkomisari i Komisariatit të Kukësit A.E., dhe oficerët e patrullës G.T., dhe G.M., kanë dështuar të përmbushin detyrën sipas njoftimit të policisë dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore.

'Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka filluar ecurinë disiplinore për specialistin e Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Kukës Nënkomisar A. E. dhe për oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kukës Inspektor G. T.  dhe Inspektor G. M., për shkelje të pikës 1 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, konkretisht: “Punonjësi është përgjegjës për shkelje të rëndë të atributeve/ kompetencave të Policisë, nëse pa ndonjë arsye bindëse, nuk i permbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja te rënda në kryerjen e detyrave.”', vijon më tej njoftimi.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël