Kukës dhe Korçë/ Një i vdekur dhe 3 të plagosur në dy aksidente brenda orës! Vajza e mitur shpëton, vdes babai shofer! Përmbyset makina pas prerjes së rrugës nga ‘Benz”-i (VIDEO)

Dy aksidente me pasojë një të vdekur dhe të paktën tre të plagosur, mes të cilëve vajza e mitur e viktimës, kanë ndodhur ditën e sotme (10 Shtator) afër njëri-tjetrit në Kukës dhe Korçë.

Ngjarja më e rëndë ka qenë ajo e ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, teksa 46-vjeçari me inicialet A,I., duke drejtuar mjetin e tij tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti doli nga rruga. Policia njoftoi se për shkak të dëmtimeve, shoferi fatkeqësisht ka humbur jetën, teksa po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.   

Kurse aksidenti i dytë ndodhi në Korçë rreth orës 11:00, në afërsi të fshatit Dvoran. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe raportohen të paktën dy të plagosur që janë dërguar me ambulancë në spital.

Gjithashtu morën lëndime të lehta disa pasagjerë, por që shkuan me mjetet e tyre për kontroll në spital.  Një nga mjetet është përmbysur në rrugë

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë, saqë njëri prej automjeteve është kthyer përmbys, raporton gazetari i REPORT TV, Armand Braho. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja shkuan drejt vendit të ngjarjes.

Paraprakisht policia bëri me dije se  mjeti “Jeep” i ka prerë rrugën veturës tip “Benz” dhe kjo ka sjellë karambolimin e tyre.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 10/09/2024 11:42

    S'i kuptoj keta njerez, pse me kaq ngut? Dhe me femije te vegjel ne makine. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë

Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë