KUKES - Gjashtedhjete milione euro priten të investohen për liqenin e Fierzës nga qeveria e Kosovës për të shmangur një katastrofë ekologjike si e një viti më parë. Projekti i cili pritet të nisë zbatimin për trajtimin e ujërave të cilat përfundojnë në liqen. Ky invesitim do të ndërmerret nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, të Kosovës.
Ka qënë ministri kosovar i ambientit Ferid Agani, që ka prezantuar këtë invesitim për mbrojtjen e Fierzës, që synon të shmangë një katastrofë mjedisore të ngjashme me atë të një viti më parë, kur në liqen erdhën tonelata mbetejesh nga Kosova.
“Në rrjedhen e lumit Drin kemi siguruar investimin mbi 60 milion euro të cilat do të shfrytëzohen për menaxhimin e plotë të ujërave të zeza në qytetin e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Pra brenda 2 deri në 3 vite do sigurojmë që ky ujë të jetë plotësisht i pastër” -u shpreh Ferid Agani, Ministër i Ambjentit në Kosovë
Ndërsa prefekti i Qarkut të Kukësit Safet Gjici u shpreh se është domosdoshmëri dhënia e statusit ligjor “Liqen” ujëmbledhësit të Fierzës pasi ai do të shfrytëzohet edhe për sektorin e turizmit.
“Ramë dakort që të dy qeveritë të parashtrojmë një projekt të përbashkët përsa i përket pastrimit të liqenit. Liqeni përderisa ka një sipërfaqe kaq të madhe e meriton të marrë statusin Liqen” -vijoi Prefekti i Qarkut Kukës Safet Gjici.
Liqeni i Fierzës për shkak të ndotjes nga mbetje të ndryshme me origjinë nga Kosova vitin e kaluar pësoi një “katastrofë” ekologjike. Për pastrimin e tij u angazhuan shumë institucione ndërkohë që në Prizren u realizua edhe një takim mes dy ministrive të linjës.
Redaksia Online
(xh.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO