KUKES - Ende mbulohet nga misteri rasti i foshnjës së sapolindur që u gjet pasditen e 12 marsit në rezervuarin e fshatit Mamëz të Kukësit.

Burime pranë bluve të Kukësit thanë se edhe një banore e zonës që dyshohej si e ëma dhe u shoqërua disa ditë më parë është liruar, teksa ende nuk dihet identiteti i saj.

Çështja aktualisht po shqyrtohet nga Krimet e Rënda, ndërsa foshnja ndodhet në Tiranë ku po bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Trupi i pajetë i foshnjës u gjet nga banorë të zonës të cilët njoftuan forcat e rendit. Banorët e Mamëzit kanë pohuar se nuk kanë dijeni se kush është personi që mund të ketë kryer një krim të tillë makabër, ndërsa mohojnë kategorikisht të jetë nga fshati i tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)