KUKES - Fermerët e sherbeles në rrethin e  Kukësit  rrezikojnë të falimentojnë. Mungesa e tregut të shitjes ka bërë që bima medicinale  të mbetet stok në magazinat dhe në shtëpitë e fermerëve, teksa këtë të fundit I bëjnë apel qeverisë për ndihmë.

"Siç e shikojmë janë shtogjet me qindra kuintal të ngelura në magazinë të prodhimit të sherbelës për shkak se mungon tregu i shitjes së këtij prodhimi është një ndër prodhimet kryesore për fermerët e kukësit pasi kemi një histori histori të gjatë të gjatë të tregtimit të sherbelës. Ka pesë vite që është futur tani edhe tregu i sherbelës të kultivuar ku më përpara ka qenë edhe tregu i sherbelës së malit." shprehen fermerët

Në vitet e fundit në Kukës sidomos në komunat Shtiqën dhe Bicaj është shënuar një  interesim i lartë i fermerëve  për kultivimine bimës medicinale të shërbeles.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)