KUKËS-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka inspektuar shkollat në qytetin e Kukësit dhe disa fshatrave duke dale ne rezultatin se godinat e kanë sistemin e ngrohjes.

Gjatë inspektimit të bërë, ministrja e arsimit Lindita Nikolla u shpreh se në këto shkolla nuk mungon ngrohja.

“Nga inspektimi pashë që nuk mungonte ngrohja falë investimeve nga qeveria tek shkolla e re 9 vjeçare “Bajram Curri”. Shkollat janë pajisur me soba druri apo lëndë djegëse” deklaroi ministrja e arsimit.

Në fjalën e saj ministrja ka falenderuar të gjithë mësuesit për punën e tyre, të cilët pavarësisht vështirësive që mund të hasin vijojnë punën e tyre.
 
“Mirënjohje të gjithë mësuesve për punën e tyre me pasion, mësues, të përkushtuar që bëjnë një diferencë të madhe dhe pse punojnë në shkollat e fshatit me klasa kolektive”, u shpreh Nikolla.  
 
Nikolla mori pjesë gjithashtu edhe në analizën vjetore për 2016 të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në qytetin e Kukësit. 

Shkodër, Nikolla: Jo të gjitha shkollat janë në gjendje të mirë
Godinat e shkollave në zonën e Shkodrës kanë një sërë problemesh, jo vetëm mungesën e ngrohjes.

Gjatë vizitës në këto shkolla, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka premtuar ndërhyrje të shpejtë në to, si dhe ka dhuruar aparate audiovizive dhe platformën dixhitale të mësimdhënies.
 
Identifikimi i problemeve të shkollave në zonën e Shkodrës, jo vetëm ato të ngrohjes por edhe gjendjen e vështirë të shkollave kanë qenë edhe qëllimi i vizitës së ministres së Arsimit dhe Sporteve.

Në shkollën "Ura e Shtrenjtë, e cila është në gjendje thuajse të mjerueshme, Nikolla premtoi se do të ndërhyhet shumë shpejt në këtë shkollë, ku problemi i ngrohjes nuk është i vetmi.

Ndërsa në shkollën e Prekalit, ku tashmë është e rikonstruktuar plotësisht, ministrja e Arsimit dhe Sportit dhuroi aparate audiovizive dhe platformën digjitale të mësimdhënies.