Dy vatra aktive zjarri në Kukës, shpërthejnë disa mina luftarake në Has (VIDEO)

Masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’, në Bashkinë Has është përfshir nga flakët, gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të këtij fshati në një terren tejet të vështirë dhe në distancë të largët nga rrugët automobilistike.

Mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Has bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij. Ndërkohë në dy vatrat e tjera aktive të Zogajve në Tropojë dhe Letaj të Hasit po punohet për izolimin e tyre.

Sipas burimeve në vendgjarje janë rreth 200 forca prej të cilave 100 i përkasin ushtarakëëve Komando ndersa pjesa tjeter zjarrfikes dhe punonjes te tjere te angazhuar. Në anën e Tropojës zjarri është izoluar dhe po mbahet nën kontroll përgjatë një distance rreth 12 kilometra nga Zogaj në Zherkë nga rreth 30 km perimeter që mendohet të ketë kjo vatër zjarri.

Ne anën e Hasit në fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri kanë shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.

Nxitur nga kjo situatë, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse dhe të tjerë të angazhuar për shuarjen e kësaj vatre kanë ndërprerë punën duke i lënë vendin forcave ushtarake, të cilat do të monitorojnë në mënyrë të specializuar. Vatrat janë aktive e që po ndihmohen jo vetëm nga temperaturat e larta por edhe nga erërat e forta të kësaj zone. Për momentin vatrat e zjarrit nuk rrezikojnë banesat e fshatrave përreth pasi vatrat janë lokalizuar.


Lajmi kryesor:

Zjarr pranë Portit të Shëngjinit, flakët iu afrohen banesave! Turistët duke pushuar (VIDEO)


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA