Kukës, Prefekti: KQZ t'i sigurojë
transportin, ose pjesëmarrja e ulët

Kukës, Prefekti: KQZ t'i sigurojë<br />transportin, ose pjesëmarrja e ulët
KUKES- Për 30 qëndrat e votimit në qarkun e Kukësit, votuesit e të cilave jetojnë më shumë se 4 kilometër larg godinave ku këto qëndra do të çelen për zgjedhjet e 23 qershorit, duhet t’u ofrojnë votuesve transport.

Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat prefekti i qarkut të Kukësit, Elez Maçi i cili ka shtuar se nëse ky transport nuk do të sigurohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve probabiliteti i mos marrjes pjesë të mijëra votuesve në procesin zgjedhor është shumë i lartë. Këto qëndra votimi janë në komunat e thella të qarkut veri-lindor, aty ku qëndrat e votimit janë grupuar tashmë duke qënë se kodi nuk lejon një numër më të vogël se 200 votues në një qendër votimi.

“Në të gjithë prefekturën e qarkut Kukës,në rrethet Kukës,Has e Tropojë janë printuar,firmosur dhe afishuar të gjitha listat paraprake në qendrat e votimit, pra në 175 qendrat e votimit që janë në qarkun e Kukësit. Aktualisht kemi vetëm një qendër votimi,e cila akoma nuk ka gjetur rrugën ligjore që është në fshatin Kishaj komuna Golaj, për shkakë të largësisë dhe problematikës së numrit të votuesve. Gjatë kësaj periudhe ne kemi patur disa qendra votimi, të cilat nuk kishin shpallur listat paraprake të votuesve për shkak se numri i votuesve në këto qendra ishte nën 200 votues dhe sipas ligjit duhej që disa qendra të shkriheshin me qendrat e tjera. Ne falë bashkëpunimit dhe rakordimit me pushtetin vendor dhe zyrat e gjendjes civile kemi arritur sistemimin dhe zgjidhjen e problematikës në bazë edhe të pikave që përcakton ligji zgjedhor. Qendrat e votimit të cilat kishin numrin më të vogël të votuesve janë bashkuar me qendrat që kanë numrin më të madhë të votuesve,që kanë mbi 200 votues.”- tha prefekti i qarkut të Kukësit.

Prefekti Maçi propozon zgjidhjen KQZ: “Ky është një problem që do të zgjidhet në vazhdimësi ku do të dalin aktet ligjore dhe nënligjore që do të nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por gjithësesi duhet të garantohet transporti. Për të gjitha rastet kur votuesit janë në largësi mbi 5 km,natyrshëm se duhet të faturohen furgona apo mjete të tjera të transportit për të quar votuesit në qendrat e votimit. Në qarkun e Kukësit një problem të tillë e kanë një numër i madh fshatrash, që grumbullohen në 30 qendra votimi,që kanë nevoj për mjete transporti.”
Në qarkun e Kukësit kanë të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit më shumë se 76 mijë e 300 votues ku rrethi i Kukësit numëron më shumë se 42 mijë votues, ai i Hasit 14 mijë e 600 ndërsa rrethi i Tropojës 19 mijë e 700 votues. Në të gjithë qarkun e Kukësit do të çelen më shumë se 175 qëndra votimi.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”