Falë një donacioni të qeverisë austriake, spitali rajonal i Kukësit, është kompletuar me pajisje dhe materialet përbërëse për prodhimin dhe riparimin e protezave.
Në ceremoninë e përurimit të repartit të protezimit dhe fizioterapisë, i pranishëm ishte edhe ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tha:
“Ky është një projekt tjetër që i bashkëngjitet nismave për realizimin e synimit tonë primar për zgjatjen e viteve të shëndetshme të jetës së popullatës shqiptare dhe parandalimin e fataliteteve të parakohshme duke rivendosur, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin.” u shpreh ministri Beqaj.
(Në foto: Ilir Beqaj gjatë ceremonisë në Kukës)
(Në foto: Ilir Beqaj gjatë ceremonisë në Kukës)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)