TIRANË - Patatja që kultivohet në qarkun e Kukësit, tashmë do të ketë treg të sigurtë të shitjes dhe nuk do të mbetet stok ashtu siç ka ndodhur viteteve të fundit.
Një bashkëpunimi i përbashkët i qeverisë hollandeze,turke, asaj shqiptare dhe sipërmarrësve nga Kosova kanë vendosur që të zgjidhin problemin më kyc për kultivuesit e patates në Kukës ,tregun e shitjes.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë prezantimit të kësaj iniciative, ka deklaruar se me daljen në treg të patates do të ketë një rritje të nivelit ekonomik të fermerëve, por edhe zhvillim të zonës.
Gjithashtu, ai ka premtuar ndërtimin e kanaleve vaditëse, për tokat ku kultivohet patatja, duke e cilësuar atë si më kualitativen në vend.
“Qeveria shqiptare do të jetë bashkëfinacuaese dhe bashkëkontribuese në krijimin e këtij zinxhiri vlerash, në krijimin e Kësaj pasurit të përbashkët. Do të krijojmë në këtë mënyrë një sistem të integruar të zhvillimit infrastrukturor “- tha Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, e kanë konsideruar këtë iniciativë, si një sukses që do i japë fund problemit të patates, mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Po, do të ekzistojë një bashkëpunim i frytshëm midis Shishtavesit e komunave të Kosovës, për të prodhuar këtu pataten”-u shpreh Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë
“Besojmë se tashmë ka ardhur koha t’i japi drejtim përsa i përket problemit të tregut të patates së Shishtavecit”-shtoi Safet Gjici, Prefekt i Qarkut Kukës.
Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë mbjellë me patate 554 hektar tokë dhe pritet që prodhimi të arrijë në rreth 12 mijë ton.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com