Kukës, Rama shpërndan legalizimet
"Pasuri për ju, por edhe për kombin"

KUKËS - Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Kukës dokumentet e legalizimeve për disa prej banorëve. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se legalizimi formalizon pronën dhe e bën atë një pasuri të patundshme, gjithashtu i jep një pasuri të re ekonomisë tuaj familjare, por edhe pasurisë tonë kombëtare.
 
Sipas Ramës, pa shtëpi të legalizuara nuk qytetarët nuk kërkojnë dot kredi për ngritjen e një biznei apo për diçka tjetër në asnjë bankë sepse bankat kërkojnë provë dhe garanci që do ta shlyeni kredinë. Kështu, theksoi Rama ju mund të lini garanci shtëpitë tuaja tashmë të legalizuara dhe të merrni kredi pë ngritjen e bizneseve.

“Legalizimi i shtëpive i të gjithë atyre që për një jetë më të mirë i kanë futur të gjitha kursimet për shtëpi, nuk është thjeshtë që shtëpia sot formalizohet dhe bëhet një pasuri e patundshme, por i jep një pasuri të re ekonomisë tuaj familjare por edhe pasurisë tonë kombëtare. Pa shtëpi të legalizuara ju nuk kërkoni dot kredi për asgjë në asnjë bankë sepse ajo kërkon provë dhe garanci që ju do ta shlyeni kredinë. Duke vendosur si garanci shtëpinë tuaj tashmë të legalizuar, ju i kërkoni bankës një shumë për të bërë një investim dhe banka do tju mundësojë këtë shumë lehtë sepse banka e di se duke lënë si garanci shtëpinë ju nuk do të zhdukeni, nuk do të largoheni.”- tha Rama.
rama
Duke folur për të mirat që sjell për çdo qytetarë legalizimi, paisja me çertifikatë pronësie, Rama ka thënë se me legalizimin e shtëpive qytetarët do kenë mundësi të paguajnë edhe taksa për bashkinë, të cilat do të shkojnë në rritjen e mirqënies së tyre. Më tej ai ka shtuar se qeveria e kaluar ka dhënë vetëm 341 legalizime për Kukasin në 8 vite, ndërsa mazhoranca e sotme vetëm për një vit legalizuam 388 shtëpi në këtë qytet.

"Me legalizimin e shtëpive ju do keni mundësi të paguani edhe taksa për bashkinë që do të shkojnë në rritjen e mirqënies tuaj.
341 Legalizime bëri qeveria e kaluar për Kukasin në 8 vite, ndërsa ne për vetëm një vit legalizuam 388 shtëpi. Ne do të bëjmë edhe më shumë për këtë qytet, do të investojmë në përmirësimin e shkollave, do krijojmë një hapësirë që shkolla të shërbejë edhe si qendër komunitare. Janë rreth 20 vite mungesë vëmëndje dhe keq qeverisje dhe të gjitha nuk mund të mbyllen për 18 muaj, por kurimi ka filluar dhe ne jemi në rrugën e duhur. Me mënyrën si është reformuar qeverisja vendore do të shikojmë ndryshime që asnjëherë nuk i kemi parë më parë
", theksoi Rama. 

Teksa ka përfunduar shpërndarjet e disa lejeve legalizimi, Kryeministri Rama ka ftuar Kryetarin i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, i cili i uroi të gjithë të pranishmit për pronat e tyre duke njoftuar se që nga muaji tjetër do të fillojë shpërndarja e certifikatave të pronësisë për 250 familie, të cilët janë pronarë të tokave të ish-ndërmarrjes buqësore në Kukës. Ai ka thënë se ata nuk janë paisur me certifikata pronësie për shkak të neglizhencës dhe zvarritjes së qeverisë së kaluar.
 
“Kukësianët kanë qenë pronarë, por pa pronat e tyre të pasura në dorë. Por, falë ndërhyrjes së qeverisë për njohjen e tokave të ish-ndërmarrjes buqësore , që nga muaji tjetër rreth 250 familie do të përfitojnë çertifikatat e pronësisë së këtyre tokave, të cilat i kanë pronë të tyre. Ata për shkak të zvarritjes dhe neglizhimit të qeverisë së kaluar nuk kanë mundur të paiseshin me certifikatat e pronësisë së tyre”, tha Halili.


Redaksia Online
(a.h/ o.b/ shqiptaraj.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Po dëmtoni shëndetin! Këto ushqime mos i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën kur i konsumoni

Po dëmtoni shëndetin! Këto ushqime mos i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën kur i konsumoni