KUKËS - Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës për këtë vit të ri shkollor është e detyruar të transferojë nxënësit e saj në një tjetër shkollë. Nxënësit nuk mund të zhvillojnë mësimin në këtë godinë për shkak të punimet që do të fillojnë në oborrin e shkollës për ndërtimin e një objekti arsimor. Si rrjedhojë ata do të bëjnë mësim në turnin e pasdites në shkolla të tjera të qytetit të Kukësit.
Por menjëherë kanë reaguar komuniteti i prindërve të kësaj shkolle. Ata nuk kundërshtojnë ndërtimin e objekteve të reja arsimore, por janë kundër transferimit të nxënësve në ambjente të tjera mësimdhënie. Sipas tyre për këtë problem duhet te gjendet nje zgjidhje tjeter që nuk dëmton procesin mesimor, por as anën psikologjike të femijëve të tyre.
Ne nuk jemi kundër investimit, çfarëdolloj investimi qoftë. Jemi kundër, kundër e theksoj me forcë, transferimit të nxënësve tonë”-tha Adem Lekica, Kryetar i Këshillit të Prindërve në shkollën “Bajram Curri”.
“Investimi le të bëhet, por jo në oborrin e shkollës “Bajram Curri”. Ne shqetësohemi pasi fëmijët janë të destabilizuar me këtë investim që do të bëhet në oborrin e shkollës “Bajram Curri” në Kukës.”- tha Tasim Elezi, anëtar i bordit të prindërve të shkollës.
Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës ka vënë në dijeni komunitetin e prindërve se kanë filluar procedurat për ndërtimin e objektit. Ndërsa transferimin e nxënësve e arsyeton me krijimin e mundësive për një proces mësimor sa më të mirë dhe për të shmangur çdo lloj incidenti që mund të krijohet gjatë ndërtimeve brenda oborrit të shkollës. Ndërtimi i objektit është parashikuar të realizohet gjatë zhvillimit të procesit mësimor 2014-2015. Ai do të shërbejë për gjimnazin e qytetit të Kukësit për shkak të mbipopullimit në këtë institucion arsimor.
Lushnjë, mbyllen 3 shkolla dhe një kopsht
LUSHNJË - Në qytetin e Lushnjës do të mbyllen 3 shkolla dhe një kopsht për vitin shkollor 2014-2015. Kontrollet më të fundit të Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë rezultuar me mungesë të kushteve higjieno-sanitare në këtë prag viti shkollor. Problemet janë hasur jo vetëm në qytet por edhe në fshtra dhe rrethinat e Lushnjës. Perin Vogli, Drejtor i Shëndetit Publik në Lushnjë shprehet se shumë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme kanë probleme me izolimin e tarracave, higjienën në tualete, por edhe në infrastrukturën e godinave të mësimdhënies.
“Vazhdon të jetë problematik edhe shqetësuese për fëmijët e kopshteve e të shkollave, funksionimi i WC-ve, Ne kemi parë që masat e marra nga drejtuesit vendor janë jo në nivelin e kërkuar.”-tha Perin Vogli, Drejtor i Shëndetit Publik në Lushnjë
Gjithashtu Drejtori Vogli thotë se në fshatra ka shkolla dhe kopshte edhe me më shumë probleme, ku është dhënë urdhëri për mbylljen e tyre. Ndër to ai përmend shkollat në fshatrat Thanasaj, Zham, Zgjanë, apo kopshti në Çukas.
“Për pjesën e inspektimeve që kemi bërë në shkollat e fshatit, vazhdon të jetë problem shkolla e Thanasit, Zhamit dhe Zgjanës. Kemi marrë vendim për mbylljen e këtyre shkollave pasi janë totalisht jashtë funksionit.”-shtoi Vogli
Në fshatin Zhamë mësojnë rreth 270 nxënës, rreth 200 nxënës në Thanasaj dhe po kaq edhe në Zgjanë. Inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në disa shkolla vartëse apo në zonat e thella të rrethit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO