KUKËS - Në qytetin e Kukësit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti është rritur numri i bizneseve që janë regjistruar  në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,.Për këtë periudhë sipas kryetarit të bashkisë Kukës, Hasan Halilaj janë regjistruar  53 biznese ndërsa janë çregjistruar 11 të tilla.
 
Ndonëse ky numër vjen në rritje, problem mbetet shlyerja e tatim-taksave, të bizneseve. Halilajt, thotë se  do të bashkëpunohet me drejtorinë rajonale të tatim-taksave, me qëllim që detyrimet e biznesit të shkojnë në destinacion.
 
Në tre vitet e fundit në Bashkinë Kukës është regjistruar një bilanc negativ në mbledhjen e të ardhurave nga bizneset e vogla dhe të mesme.
 
Një gjë e tillë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Bashkisë, duke qenë se me ligj këto të ardhura përdoren për shërbimet që pushteti lokal ofron për qytetarët.
 
Janë mbi 250 subjekte private dhe 40 subjekte shtetërore që për  vitet 2010-2013, i detyrohen bashkisë rreth 30 milionë lekë të reja nga mos shlyerja e taksave vendore.
 
Biznesi i vogël,në Kukës numërohen 830 subjekte të regjistruara, tri herë më shumë se subjekte të biznesit të madh.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)