KUKES - Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe bore ka krijuar sërish probleme në qarkun e Kukësit. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, disa automjete u bllokuan në segmentin Fushe-Dugagjin - Kalimash, ku pati edhe shkarje të gurëve e dherave.
Borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll dhe aktualisht qarkullimi i mjeteve është i lirë në të katër korsitë.
Më rëndë situata paraqitet në segmentin Rreshen -Tuneli i Thirrës, ku pjesa më e madhe e rrugës është e mbuluar nga shtresa e akullit dhe dëbora. Mjetet borëpastruese të kompanisë "Sterkaj sh.p.k" që menagjon këtë segment janë aktualisht në rrugë dhe po merren me pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Nga stuhia u dëmtuan disa pemë, kabllo elektrike e telefonike si dhe u ndërpre energjia elektrike, për t’u rikthyer mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në komunën Bërdicë të Shkodrës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO