Thatësira e tejzgjatur, ka bërë që Bashkia e Kukësit dhe Ujësjellës Kanalizimet e këtij qyteti të vazhdojnë aksionet për shkëputjen e lidhjeve e paligjshme të ujit.
Në shumë raste persona të ndryshëm, përpos lidhjeve të paligjshma ata e përdorin ujin e pijshëm në lavazhe apo edhe për të ujitur tokat.
Nga ana tjetër një pjesë e mirë e qytetarëve vuanin mungesën e ujit.
Mbi 180 lidhje të paligjshme janë ndërprerë nga Task-Forca e Ujit, që me nisjen e aksionit në mesin e muajit korrik.
Krahas aksionit po punohet edhe për futjen në sistem të gjithë abonentëve familjarë dhe rilidhjen e ujit në mënyrë të kontrolluar e me matësa.
“Aksionet vazhdojnë për ndërprerjen e ujit të paligjshëm dhe po punojmë që ti fusim të gjithë në sistem, duke qenë uji i kontrolluar dhe brenda rregullores. Shpresojmë dhe jam shumë i sigurtë që situata të përmirësohet. U bëjmë thirrje dhe banorëve që të na mirëkuptojmë sepse kemi dhe mungesa në rreshje. Gjithashtu edhe nga ana financiare, jemi në vështirësi, pasi kemi disa borxhe të trashëguara. Por ne punën do e vazhdojmë”, u shpreh Xhem Petku, përgjegjës i Task Forcës.
UKK po vjel edhe detyrimet e prapambetura të ujit të pijshëm,ndërsa situata e furnizimit të popullatës është përmiresuar ndjeshëm. Kukësi dy vite më parë ishte qyteti me me pak ujë në ditë në shkallë vendi edhe pse u investuan më shumë se 4 milion euro për ndërtimin e ujësjellësit të ri.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO