Kukës/ Tentoi të fuste para të padeklaruara në kufi, procedohet 40-vjeçari nga Kosova! Sekuestrohen 20 mijë euro

Kukës/ Tentoi të fuste para të padeklaruara në kufi, procedohet 40-vjeçari nga Kosova! Sekuestrohen 20 mijë euro

Paratë e sekuestruara në PKK Morinë

Një 40-vjeçar nga Kosova tentoi të fuste në Shqipëri 20 mijë euro të cilat ishin të padeklaruara sipas ligjeve në fuqi. B.S., banues në Mitrovicë u ndal në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga policia në Pikën Kufitare të Morinës.

40-vjeçari u kalua në vijën e dytë për një kontroll të dytë automjetit të tij tip ‘Benz’.

Gjatë kontrollit të tij fizik iu gjetën 20 mijë eurot e padeklaruara. Në vijim të veprimeve për 40-vjeçarin nga Kosova nisi një procedim në gjendje të lirë, ku materialet iu referuan Prokurorisë nga policia, për veprën penale të ‘Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë’.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e 20 mijë eurove.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore