Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova

Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova

Paratë e sekuestruara nga policia

Kukës-Dy persona nga Kosova janë vënë nën hetim nga policia e Kukësit, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G, ku gjatë kontrollit, atyre iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat nuk ishin deklaruar. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.         

‘Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur