KUKËS – Rrufeja i ka marrë jetën një adoleshenti mesditën e sotme në fshatin Përbreg të Kukësit.
Egzon Matmuja ka qenë duke folur në telefon në momentin kur rrufeja e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
16-vjeçari është dërguar nga bashkëfshatarët e tij në spitalin e qytetit të Kukësit, por gjithçka ka qenë e kotë.
Trupi i Matmujës tashmë ndodhet në morgun e spitalit të qytetit verilindor në pritje për t’u tërhequr nga familjarët.
Moti i keq ka përfshirë sot verilindjen e vendit, teksa reshjet e shiut kanë shkaktuar mjaft probleme, kryesisht në Qarkun e Kukësit.
Kritike situata është në zonat Zapod, Kolosjan dhe Morin, ku mësohet se ka pasur edhe rrëshqitje dherash.

(Në foto: Egzon Matmuaj, marrë nga Facebook)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO