KUKES - Një konflikt i nisur për pronësinë e një galerie kromi ka pëfunduar me përdorimin e armëve duke lënë 2 të vdekur dhe 1 të plagosur, rreth mesditës së sotme.
Muharrem Buzhiqa banor i fshatit Kalimash, komuna Malzi, pas një debati verbal me Bilbil dhe Arbër Batusha, (babë e bir) si dhe Ermir Batusha, ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të këtyre të fundit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, Ermiri, 45 vjeç, ndërsa Bilbil Batusha, 30 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Traumës, disa orë pasi mbeti i plagosur. Ndërkaq, djali i tij, Arbër Batusha, 16 vjeç, mbeti i plagosur.
Autori i krimit ka mundur të largohet me shpejtësi në drejtim të pyllit, teksa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com