Kukësi ka humbur trenin e fundit për Kupat e Europës pasi është eliminuar nga Teuta. ‘Djemtë e Detit’ fituan 1-0 kundër verilindorëve në ‘Niko Dovana’ falë golit të Emiliano Vilës në minutën e 10.
Biletën e fundit për fazën çerekfinale e ka prerë edhe Vllaznia e cila është rikthyer te fitoret duke mposhtur minimalisht 1-0 Korabin. Në Loro Boriçi vendosi goli i Arlind Krujës. Më herët Laçi eliminoi Partizanin, ndërsa Skënderbeu Dinamon. Për fazën gjysmëfinale ndeshjet do të përcaktohen me short nga Federata Shqiptare e Futbollit, që gjithashtu do të vendosë edhe datën.