Kukësi është rikthyer në vendin e parë në Superligë si pasojë e fitores 3-1 me përmbysje kundër Laçit. Skuadra verilindorë e drejtuar nga Duro u trondit në minutën e 36 kur Nuabueze realizoi goline vantazhit për miqtë.
Gjithsesi nuk do të kalonte shumë pasi në harkun kohor të 100 sekondave Kukësi barazoi me Abazajn. Më pas Shkurtaj dhe Et’hemi i dhanë fitoren ekipit të Kukësit që u ngjit në vendin e parë në kuotën e 41 pikëve, 1 më shumë se Tirana e cila të premten fitoi 0-1 derbin e Shqipërisë kundër Vllaznisë.
Sakaq takimi tjetër mes Skënderbeut dhe Bylisit, i cili ka qenë tepër i tensionuar për shkak të vendimeve të arbitrit, ka përfunduar me shifrat 1-1.