Teksa luhej minuta e 68-të e ndeshjes mes Skënderbeut-Bylis, ka ndodhur edhe një incident ku lojtarët e Bylisit kanë kërkuar që të ndërpritet ndeshja.

Korçarët kanë qenë në avantazh 1-0 ndërsa situata u tensionua pas penalltisë që u dha atyre golin e avantazhit.. Ishte presidenti i Bylisit, Besnik Kaplanaj i cili kërkoi nga skuadra e tij që të qëndrojnë pasiv në fushën e lojës, pasi sipas pretendimeve të tij penalltia ishte dhënë pa të drejtë.

Kjo ka mjaftuar për të sjellë një situatë tensioni dhe debate ne fushën e lojës . Loja është ndërprerë për disa minuta por ka rifilluar sërish. Presidenti Takaj, i ndodhur mes dy vëllezërve Kapllanaj, është larguar qetësisht nga tribuna për të ndjekur ndeshjen nga dhoma VIP në tribunën qëndrore të stadiumit Skënderbeu.

Por pas disa minutash rrëmuje në fushë ndeshja ka rifilluar. Ndërkohë ka qenë pikërisht skuadra e Bylisit që ka barazuar shifrat duke e përfunduar ndeshjen në 1-1.