Kukësi në vazon 1 të Champions, nëse Skënderbeu nuk merr pjesë
Kukësi për të gjashtin vit rresht ka siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës që pas ngjitjes në elitë, ku kulmoi vitin e kaluar me dy ndeshje në Champions League. Në këtë kompeticion verilindorët mund të luajnë përsëri.
Skuadra e Kukësit
Kukësi barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit me Luftëtarin dhe siguroi matematikisht vendin e dytë. Menjëherë kanë filluar të bëhen llogaritë sa i përket pjesëmarrjes në Europë. Kukësi zyrtarizohet në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Champions League, gjithnjë nëse Skënderbeu nuk do të marrë pjesë.
Sigurisht, verilindorët duhet të presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun dhe apelimin e tij në CAS para se të fillojnë përgatitjet për një aktivitet të tillë.
Por në kushtet aktuale, vendimi në fuqi i përjashtimit nga Europa i korçarëve për 10 vjet, bën që kuksianët të jenë pjesëmarrës në Champions. Nëse Skënderbeu dihej se e kishte të sigurt praninë në vazon e më të fortëve për turin e parë, kësaj arritje tashmë mund t’i gëzohet edhe Kukësi, kjo falë pjesëmarrjes rregullisht vitet e fundit në Europë dhe rezultateve, duke rritur koeficientin.
Me mbylljen e pjesës më të madhe të kampionateve në Europë dhe me përllogaritjet e koeficienteve, skuadra e drejtuar nga Pacult e sheh veten mes 15 emrave në pjesën e sipërme të grupit të ekipeve që marrin pjesë në Champions.
Kjo do të thotë një mundësi më e madhe për kalimin e turit të pare, pasi do të ketë ekipe të kampionateve më të dobëta si rivalë, ndërsa evitohen emra si Ludogorets i Bullgarisë, Celtic i Skocisë, APOEL Nicosia i Qipros, Astana i Kazakistanit, Qarabag i Azerbajxhanit apo Crvena Zvezda e Serbisë, skuadra që më parë kanë pjesë edhe në grupet e Champions League.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga nis aktin e fundit për 2024, fitojnë Partizani dhe AF Elbasani! ‘Demat’ momentalisht në krye
20 Dhjetor, 22:15
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor, 08:31
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor, 11:47
-
Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin
11 Dhjetor, 10:59
-
VIDEO/ Olise driblon gjashtë rivalë, shënon supergol me fanellën e Bayern Munich
11 Dhjetor, 10:25
-
Juventus - Man. City dhe Dortmund - Barcelona, Champions League premton spektakël në mbrëmje! Milan dhe Arsenal në shtëpi
11 Dhjetor, 09:47
-
Liverpool zyrtarisht në 1/8 e Champions League, një skuadër eliminohet me gjashtë humbje
11 Dhjetor, 08:38
-
Champions League/ Leverkusen bën Interin për ‘Aspirina’, i shkakton humbjen e parë! Liverpool me hap lideri, Reali ‘Galaktik’ në Bergamo! Bayern me ‘pesë yje’
10 Dhjetor, 23:05
-
Manchester City udhëton në Torino me 12 lojtarë, Motta: Kam vetëm admirim për ta, ne do japim më të mirën
10 Dhjetor, 15:05
-
Aventura te Barcelona, Marcus Thuram: Shkova pa këpucë në stërvitje, Messi më dha të tijat
10 Dhjetor, 12:29