Përgjatë gjithë natës, ulja e temperaturave në qarkun e Kukësit ka sjellë reshje dëbore të dendura. Lartësia e dëborës në disa zona është në Valbonë 25 cm, Qafë Morinë 15 cm, Qafë Luzhë 20 cm. Në Qafë Shllak të Kukësit 50 cm. Në Qafë Prush 25 cm dhe në Qafë Tobël 30 cm.
Rrugët nacionale:
Rrugët nacionale në Qarkun Kukës janë të kalueshme pa zinxhirë.
Po punohet kryesisht për hedhje kripe ,pastrim nga bora , largim gurësh hapje kanalesh për kullim.
Forca e mjete të angazhuara nga firmat kontraktore janë :
Mjete 19 borëpastruese, 4 fadroma kamionçinë 1 forca 72 punonjës.
Rrugët bashkiake:
Të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme normalisht.
Si pasojë e erërave të forta kemi ndërprerje të energjisë elektrike në:
Bashkia Kukës:
Nj.Ad. Zapod, Topojan, Shishtavec. Ujmisht. Bushtricë ,Qrykë Çajë e Malzi.
Bashkia Has:
Nj.Ad. Golaj e fshatrat Cahan,Mujaj e Dajç të bashkisë qendër Krumë
Bashkia Tropojë :
Nj.Ad. Lekbibaj e Bytyç.
Nga grupet e punës po punohet për eliminimin e defekteve. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në të gjithë Qarku Kukës. Aktualisht nuk ka kërkesa nga Bashkitë e Qarkut në ushqime , për njerëzit e për kafshët.
Lajmi kryesor: