Ish-trajneri që shpalli Partizanin kampion sezonin e kaluar, Skënder Gega, pritet të marrë drejtimin e Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit. Në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë klubi verilindorë largoi nga posti trajner Shpëtim Duro, i cili ishte bashkuar me Kukësin që prej fillimit të sezonit.
Në reagimin e klubit thuhet se shkak i shkarkimit të Duros janë rezultatet e dobta në ndeshjet e fundit, pasi në tre takime Kukësi ka marrë dy barazime dhe një humbje që djeg shumë me Tiranën. Për të mos krijuar vakum, pasi skuadra me president Gjicin synon titullin, ka lëvizur shpejt për të afruar në skuadër trajnerin e ri.
Për këtë arsye Kukësi në mëngjes lajmëroi një konferencë në orën 16:00 kur presidenti do të prezantonte trajnerin e ri. Por më vonë një njoftim i dytë anuloi të parin, pasi në të thuhej se prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet në një moment tjetër, ndërsa momentalisht drejtimin e ekipit do ta marë Rrahman Hallaci, ish-futbollist i ekipi që më parë ka mbajtur edhe postin e zëvendës trajnerit.
Përsa i përket teknikut që do të marrë drejtimin e Kukësit burime bëjnë me mundësitë më të mëdhaja janë për Skënder Gegën, trajnerin që në fund të sezonit të kaluar u largua nga Partizani dhe që është tentuar edhe herë të tjera nga verilindorët. Gjithsesi një hipotezë është edhe Bledi Shkëmbi, që pak muaj më parë ndërpreu bashkëpunimin me Teutën.
Arsyeja se përse u shty zyrtarizimi i programuar fillimisht për ditën e sotme është se nga presidenti Gjici kërkohet që kushdo që ulet në postin e trajneri të bëjë të mundur fitimin e titullit kampion.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
24.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partizani zyrtarizon emërimin e Skënder Gegës, zbulon detajet e kontratës së trajnerit: Rikthehet në shtëpi
28 Mars, 17:46
-
Safet Gjici kërkon liri me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në Gjykatën e Elbasanit
27 Shkurt, 17:11
-
Kërkoi lirimin e parakohshëm për shkaqe shëndetësore, Safet Gjici mbetet në burg! Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit (VENDIMI)
30 Janar, 11:45
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
Probleme me zemrën dhe diabetin, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore
12 Nëntor 2024, 16:14
-
Safet Gjici kërkon lirinë! Gjykata e Elbasanit do të ngrejë grup ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të shtruar në spital privat
11 Nëntor 2024, 13:58
-
Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon lirinë për shkak të sëmundjes, Gjykata e Elbasanit vendos ekspertim mjeko-ligjor për Safet Gjicin! Ja kur mbahet seanca tjetër
14 Tetor 2024, 14:37
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator 2024, 15:01
-
Vuan nga një sëmundje e rëndë, gjendja e ish-kryebashkiakut Safet Gjici paraqitet stabël!
12 Shtator 2024, 12:02
-
I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital! Vuan nga një sëmundje e rëndë
11 Shtator 2024, 18:44
-
Përfundon epoka Gjici te Kukësi, përfaqësuesi i familjes: Prekëse të largohemi pas 12 vitesh! Prezantohen drejtuesit e rinj
13 Gusht 2024, 17:07
-
Me aksione të dhuruara! Nesër prezantohet administratori i ri i Kukësit, trajneri dhe zv/trajneri (Emrat)
9 Gusht 2024, 14:33
Ta marri drejtimin e kukesit FLAMUR NOKA. E meriton
Përgjigju